Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Për më pak se 58 orë përshkon mes për mes Kubën me biçikletë

Atleti ekstrem, Jakob Zurl ka udhëtuar me biçikletë 1 450 kilometra, duke përshkuar Kubën mes për mes në pak më shumë se dy ditë, njoftoi dje ekipi i tij mbështetës.

Austriakut iu deshën vetëm 58 orë e 48 minuta për të përfunduar udhëtimin nga Punta de Maisi në pikën më lindore të ishullit në Karaibe deri në perëndim të Cabo de San Antonio.

Gjatë këtij udhëtimi, 28-vjeçari mori vetëm dy pushime të shkurtra për të fjetur, ndërkohë që vuante nga haluçinacione dhe dhimbje të muskujve dhe 150 kilometra përpara se të arrinte qëllimin e tij, ai volli.

Fillimisht, Zurl kishte planifikuar të udhëtonte në Kubë në vitin 2015, por iu desh ta shtynte për shkak të etheve tropikale dhe të shtrohej në spital, gjatë një trajnimi në Havanë.