Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përshkimi i Kubës, nga lindja në perëndim, për 57 orë me biçikletë

I privuar nga fjetja, mendja fillon të luajë truke të ndryshme. I rraskapitur, trupi fillon të lutet që të mos vazhdojë tutje. Por, Jacob Zurl vazhdon. Ai duhet të vazhdojë. Rekordet mund të thyhen vetëm kur shpirti refuzon të përkulet.

Qëndrueshmëria kur të tjerët dorëzohen, është specialiteti i këtij austriaku. Çiklisti ekstrem jeton për të arritur të paimagjinueshmen, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Këtë muaj ai do të ngasë non-stop biçikletën në gjatësinë e Kubës, nga lindja në perëndim, në zhavorr dhe shtigje me pluhur, në të nxehtit ekstrem, ndoshta edhe nëpër shiun tropikal. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi këto mund të jenë 1.450 kilometrat e ferrit.

Askush nuk e ka tentuar një gjë të tillë deri më tash. 28-vjeçari, po shpreson të kompletojë misionin e tij - ekuivalent me ngasjen e biçikletës nga New Yorku në St. Louis - brenda 57 orëve.

Çiklistët me përvojë, normalisht një shteg të tillë do ta kishin përfunduar për dy javë.

Edhe Për më pak se 58 orë përshkon mes për mes Kubën me biçikletë Kuriozitet Për më pak se 58 orë përshkon mes për mes Kubën me biçikletë

Ai thotë se do të marrë një sy gjumë për disa minuta, aq sa koha lejon. Por, funksionet esenciale do të jenë të shkurtra....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.