Një burrë nga Kalifornia u bë personi i dytë që ka bërë kajak nga Kaliforina në Hawai, udhëtim që zgjati 91 ditë.
Cyril Derreumaux, 46-vjeçar nga Marin, u nis nga Monterey në qershor me kajakun e tij të modifikuar, i cili përfshinte pedale dhe një kabinë të vogël gjumi, por pa motor ose vela. Udhëtimi i Drreumaux përfundoi 91 më vonë, kur ai mbërriti në Hilo javën e kaluar.
Aventurieri tentoi të njëjtën gjë vitin e kaluar, por përfundoi duke shpëtuar nga një helikopter i Rojës Bregdetare për shkak të problemeve të motit dhe pajisjeve.
Derreumaux tha se ai kalonte rreth 10 orë në ditë duke vozitur.
“Unë shkova lehtë, dhe duhet të kem kaloritë e duhura," tha ai për KGO-TV. “Unë haja 4000 kalori në ditë, po sigurohesha që të pushoja mjaftueshëm gjatë natës”.
Ed Gillet u bë personi i parë që kaloi me kajak nga Kalifornia në Hawaii në 1987.
-
SHBA, peshkatarët gjejnë të gjallë shoferin që ishte ngujuar në kamion për gjashtë ditë
-
Gjendet pas dy muajsh marinari i zhdukur, tregon si mbijetoi
-
Hawaii në hall me turistët që ndjekin vullkanet
-
Tre shokë udhëtojnë në 50 shtete për 5 ditë
-
Burri nga Karolina e Veriut kalon 1890 kilometra pas pesë muajsh ecjeje