Një burrë nga Karolina e Veriut ka përfunduar udhëtimin e tij pesëmujor përgjatë shtegut 1,175 miljesh nga malet në vendin prej nga vjen, raportoi të premten “Upi”.
Udhëtimi i të vetëquajturit “Trail”, prej afro 2000 kilometrash përfundoi më 6 maj. Edhe pse emri i tij i vërtetë është Marshall, ai filloi të përdorte emërtimin “Trail” kur filloi të ecte rreth dy vjet më parë, duke filluar me një udhëtim 406-ditor në qershor të vitit 2020.
Udhëtimi i tij është dokumentuar në rrjetet sociale, ku Marshall ka postuar vazhdimisht foto dhe video gjatë rrugës.
“E kam shfrytëzuar maksimalisht me një shëtitje të bukur 25 milje deri në plazh dhe rreth strehës së kafshëve të egra në ishullin e bizeleve”, shkroi Marshall gjatë ditës së fundit të udhëtimit.
-
72-vjeçari arrin “të pabesueshmen”, kalon 2 milionë kilometra me një veturë
-
46-vjeçari bëhet i dyti që me kajak shkoi nga Kalifornia në Hawai
-
Tre shokë udhëtojnë në 50 shtete për 5 ditë
-
5-vjeçari amerikan kalon në këmbë mbi 3,300 kilometra për 209 ditë
-
Kolegët e punës e lanë prapa në mal, një ditë më vonë shpëtohet alpinisti