Portieri i Aston Villës, Pepe Reina, që njihet për humorin e tij në zhveshtoret e klubeve që ka luajtur, ka sjellë një video qesharake edhe nga karantina.
Ai ka publikuar një video qesharake duke e pranuar “sfidën me vezë”, duke bërë humor me kokën e tij pa flokë, transmeton KOHA.
E një nga “katër vezët” që paraqiten në video është edhe koka e tij.
Ai ka shkruar se gjithmonë duhet të jemi të buzëqeshur.
“Ende jemi në shtëpi, por gjithmonë të buzëqeshur. Rri në shtëpi”, ka shkruar ish-portieri i Liverpoolit.