Kuriozitet

Pas 60 vjetësh kthehet libri i huazuar nga Kroacia në Angli

libri i huazuar, librat, biblioteka, kroacia

Një libër i humbur prej kohësh nga biblioteka angleze në Suffolk, u kthye me 60 vjet me vonesë nga Kroacia. Kopja e librit “The Loving Couple” nga Virginia Roëans duhej të kthehej në bibliotekë deri më 30 korrik 1958, por që kthimi nuk u bë për disa dekada.

Huamarrësit iu rrit gjoba për moskthim me kohë, por që nuk u bë i ditur se kush ishte ai, shkroi “Dailymail” të dielën.

“The Loving Couple” iu dërgua si donacion një biblioteke në Dubrovnik të Kroacisë, por stafi i saj vendosi më pas t’ia kthente bibliotekës në Angli me një mesazh brenda.

Zyrtarja e bibliotekës, Kim Risby, deklaroi se kthimi i librit ishte një surprizë për të.

“Është një gjest i bukur nga kolegët tanë në Kroaci. Jam mësuar që librat të vonohen, por jo për një kohë kaq të gjatë”, tha ajo.