Një libër i marrë që nga viti 1976 në një bibliotekë në Angli, është kthyer tash.
Libri është rikthyer në vendin e vet nga një grua që punonte aty pranë bibliotekës në një dyqan.
“Kur lokali që punoja u mbyll, unë i ktheva të gjithë librat që i kisha marrë, por ndërsa po bëja disa renditje kohët e fundit, e gjeta atë të fshehur”, ka thënë ajo, derisa biblioteka e ka cituar në një postim në Facebook.
Bëhet fjalë për librin Tolkien's World nga Randel Helms.
“Sigurisht, ne nuk i gjobisim klientët për libra të vonuar në Bibliotekat e Blackpool, edhe nëse kanë kaluar dekada”, thuhet në postim.
Biblioteka ka kërkuar nga lexuesit t’i kthejnë librat edhe nëse i kanë gjetur pas një kohe të gjatë, duke deklaruar se nuk do t’iu bëjnë aspak telashe për vonesat.