Kuriozitet

Parashutistit i ngec parashuta në krah të aeroplanit në 4,500 metra lartësi

Parashutisti

Një parashutist ka mbetur i varur në 4,500 metra lartësi pasi që parashuta e tij iu kap në krahun e aeroplanit, raportoi të enjten “Euronews”.

Pamjet e publikuara nga Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB), tregojnë momentin kur ai ngeci në krah të aeroplanit derisa ishte gati për t’u lëshuar me parashutë. 

Siç është raportuar, parashuta që e shkaktoi incidentin ishte rezervë.

Ai ka arritur të zbresë në tokë në mënyrë të sigurt dhe me lëndime të lehta në këmbë.