Një papagall di në mënyrë të saktë se si të tërheqë vëmendjen e pronarit të tij: duke imituar iPhonen.
Ben Pluimer në faqen e videove “Vimeo” ka publikuar një video në të cilën shihet se si papagalli i tij e rikrijon zilen klasike të iPhonet, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur papagalli im zemërohet, këndon zilen e Applet”, ishte mbishkrimi i videos.
Sipas Pluimerit, papagalli zakonisht zemërohet kur njerëzit e tij janë duke lidhur lidhëset e këpucëve dhe po bëhen gati që të dalin jashtë shtëpisë.
Në një moment gjatë videos, zilja reale e Applet lëshohet menjëherë pasi këndoi zogu. Aq shumë ngjashëm e këndon ky papagall, saqë mund t’ju hutojë nëse gjendeni në dhomën tjetër.
Cockatiel Ringtone from Ben Pluimer on Vimeo.