Duke lëvizur kokën dhe me sytë e mbyllur, në duar ka kokos dhe me qetësi po lutet teksa klienti qëndron i palëvizshëm përball tij.
Sanjai Sharma është një nga shumë mjekë popullorë që besojnë në ilaçet misterioze.
Kërkojnë përgjigje për problemet e përditshme: që nga mbyllja e biznesit e deri te problemet shëndetësore.
Numër i pafundmë i indianëve ua kanë mësyrë astrologëve, lexuesve të letrave tarot. Duan të shohin fatin e tyre në kohërat e turbullta që ka sjellë pandemia e koronavirusit.
Duan të mësojnë nëse do të mbesin gjallë nga ky virus. India ka raportuar më shumë se 3 milion raste me koronavirus. Vetëm më 27 gusht janë konfirmuar 75 mijë raste të reja.
Para pandemisë, fallxhorët thonë se njerëzit kryesisht vinin për probleme bashkëshortore dhe ato shëndetësore. Tani pyetjet kanë ndryshuar, tregon shëruesja kozmike Nisha Singala
Myshterinjtë thonë se pas vizitave janë në paqe dhe kanë besim për një të ardhme më të mirë pas pandemisë.
Axhay Bambi, astrolog i njohur dhe këshilltar shpirtëror i politikanëve dhe yjeve të Bollywoodit, thotë se biznesi i tij është rritur për 40 për qind në kohë të pandemisë.
Për shkak të paqartësive dhe ngarkesës së madhe në sistemet shëndetësore, njerëzit po kërkojnë astrologët me qëllim që të ndihen të sigurt.