Shkencëtarët kanë hedhur dritë mbi dyshimet për thirrjet e pandave.
Hulumtimet, siç raporton BBC, tregojnë se pandat gjigante komunikojnë vetëm përmes thirrjeve me njëri –tjetrin dhe identifikohen edhe në largësi prej 20 metrave.
Por ata vetëm mund ta deshifrojnë gjininë e Pandës tjetër, vetëm nëse janë më pak se 10 metra larg, transmeton kp.
Në të kundërt, kafshët që jetojnë në savanën e hapur, siç janë elefantët afrikanë, mund të komunikojnë në distanca prej 1 km.
Studiuesit kanë ardhur në këto rezultate pas matjeve që kanë bërë të zërave që kanë lëshuar pandat gjigante gjatë kohës kur kanë ftuar pandën e gjinisë tjetër në takim.
"Gjetjet tona tregojnë se shumica e komunikimit akustik në të vërtetë ndodhin në distanca shumë të shkurtra (10-20 m) sapo të jenë vendosur bashkëshortët", tha Benjamin Charlton i Institutit të Kërkimeve për Ruajtjen e Zoologjikëve në San Diego.
-
Hipopotamët mund të njohin zërat e miqve të tyre
-
Macet kanë filluar t’i shoqërojnë njerëzit shumë më vonë sesa është menduar
-
Bisedat e shkurtra, të mira për shëndetin
-
Qentë e kuptojnë se çka u flisni, thotë studimi
-
Jo të gjitha pandat janë bardhë e zi, studiuesit zbulojnë pse disa kanë ngjyrë tjetër