Hipopotamët e egër janë krijesa të zhurmshme, thirrjet e tyre udhëtojnë në distanca të gjata nëpër liqene dhe lumenj.
Por deri më tani funksioni i saktë i “borurave” të forta që bëjnë kafshët ka qenë një mister.
Shkencëtarët që studiojnë hipopotamët në një rezervat natyror në Afrikë thonë se tingujt e veçantë u mundësojnë gjitarëve të mëdhenj të dallojnë mikun nga armiku.
Dhe ekipi thotë se kafshët ndoshta mund të njohin individë nga “zërat e tyre”.
Udhëheqësi i studimit, Prof Nicolas Mathevon, nga Universiteti i Saint-Etienne, në Francë, ka studiuar tingujt që bëjnë kafshët në të gjithë botën, nga fokat e leopardit te hienat.
Edhe
Zbulohet një specie e re majmuni
Ai tha se hipopotamët kanë një repertor të gjerë vokal, duke përfshirë rënkime, shakull, klithma dhe “borime”, por shumë pak dihet për komunikimin e tyre shoqëror.
“Në thirrjen e tyre, ka informacione për identitetin e individit – pra ata kanë ‘zëra’ – dhe ata janë në gjendje të njohin njëri-tjetrin nga zërat e tyre”, tha ai. “Kjo aftësi njohjeje mbështet marrëdhëniet shoqërore midis individëve”.