Një masë gjigande akulli është duke u shkëputur në veriperëndim të Groenlandës dhe pamjet vijnë nga NASA.
Gjatë një misioni, studiuesit kanë fotografuar një çarje të re pranë qëndrës së shelfit të akullnajës Petermann. Në fotot e studiuara, ndarja e re duket relativisht shumë afër një shkëputjeje të madhe që po përhapet në drejtim të qendrës së shelfit të akullit.
Operation IceBridge thotë në një postim në Facebook se rrjedhja e akullit në mes të shelfit mund të çojë në avancimin e një çarjeje të re, transmeton tch.
Petermann, një nga akullnajat më të mëdha të Groenladës është zvogëluar vitet e fundit. Çarjet e mëparshme kanë rezultuar në shkëputjen e masivëve të mëdhenj akullnajash. Në 2012 një ajsberg me përmasat e Manhattanit u shkëput nga shelfi, dhe në 2010, një tjetër ajsberg, këtë herë me 4 fish të përmasave të Manhattan, u shkëput nga Petermann.
{gallery}
-
Ajsbergu që dikur ishte më i madhi në botë, tani ka vetëm disa javë deri në zhdukje
-
Sfera të mistershme metalike shfaqen në një plazh në Australi
-
Gjallesa e Antarktidës mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçit të ri kundër melanomës
-
“Pika e ftohtë” misterioze në oqean – studimi thotë se është shenjë e keqe
-
Një eklips i plotë diellor do të ndodhë këtë verë