Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ajsbergu me madhësinë e Londrës shkëputet në Antarktikë

Një ajsberg pothuajse me madhësinë e Londrës u shkëput nga akullit Brunt në Antarktidë.

Shkencëtarët zbuluan për herë të parë çarje të theksuara në raftin e akullit një dekadë më parë, por në dy vitet e fundit ka pasur dy thyerje të mëdha, raportoi CNN.

Ajsbergu është rreth 1550 kilometra katrorë. Studiuesit thonë se kjo ngjarje ishte e pritshme dhe jo rezultat i ndryshimeve klimatike.

“Kjo ngjarje ka qenë e pritshme dhe është pjesë e sjelljes natyrore të akullit Brunt. Nuk është e lidhur me ndryshimet klimatike. Ekipet tona shkencore dhe operacionale vazhdojnë të monitorojnë raftin e akullit në kohë reale për t'u siguruar që ai është i sigurt", tha profesori Dominic Hodgson.

Antarktida ka përjetuar një shtrirje të akullit gjatë dy dekadave të fundit, duke u luhatur në mënyrë të egër nga nivelet rekord në nivelet më të ulëta. Ndryshe nga Arktiku, ku shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po përshpejton ndikimet në të, shtrirja e akullit të Antarktidës është shumë e ndryshueshme.