Për pak sekonda disa tifozë të garave të Rallyt në Kroaci i kanë shpëtuar më së keqes. Një video është publikuar në fundjavë, nga një moment i garës “WRC Croatia 2023”, që ka mundur të përfundojë tragjikisht.
Tifozët, që besohet të jenë të huaj, shihen në video teksa nisin të përleshen. Përleshja eskalon dhe vazhdon në rrugë, aty ku veturat “fluturojnë”. Teksa situata bëhet dramatike, dëgjohet një veturë që vjen shpejt.
Tifozë të tjerë e rojet bëjnë çmos ta qetësojnë situatën dhe të shmangin tragjedinë. Në fund, mezi arrijnë që tifozët t’i largojnë nga rruga, dhe fare pak sekonda më pas vjen vetura që “fluturon”.
Video ka nisur të bëhet virale në Kroaci.
Insane rally ultras fight at WRC Croatia ?? Rally 2023 on flat out jump ? pic.twitter.com/PAjJhSrYLX
— MassiveHammer (@HammerMassive) April 23, 2023
-
Rrahje mes grupeve të tifozëve “Torcida” dhe “Delije” në Tuzla, 23 të lënduar e 93 të arrestuar
-
Videoja bëhet virale: Teksa lëvdoheshin rusët goditen nga raketa
-
Fanatik: Skena lufte në ndeshjen Rumani – Hungari, ka arrestime
-
Kroacia goditet nga një stuhi e fuqishme
-
Vetura përplas spektatorët në një rally në Francë, tre të vdekur