Kirurgët kanë kryer të enjten një operacion të trurit në një pacient 35 vjeçar derisa ai luante në saksofonin e tij.
Mjekët kanë thënë se operacioni për largimin e tumorit ishte plotësisht i suksesshëm.
Operacioni, i cili u zhvillua në spitalin ndërkombëtar Paideia në Romë, zgjati 9 orë dhe përfshiu një ekip prej 9 mjekësh e infermierësh.
Kirurgjia lejon monitorimin në kohë reale të çdo dëmtimi të paqëllimshëm që mund të shkaktohet nga kirurgu gjatë një operacioni në tru.
Ishte një nga herët e para që një operacion kaq kompleks u zhvillua në një spital privat në Itali./AP
Artikuj të ngjashëm
-
Nga javë në orë - teknologjia e re që përshpejton diagnostikimin e tumoreve të trurit
- Hallet e një pacienti
-
Kirurgut iu bart kanceri nga pacienti në një rast të paprecedent
-
Të luajturit një instrument muzikor dhe këndimi i ndihmon trurit
-
Pacienti s’operohet në QKUK pasi “mjekëve u përfundoi orari”, e të njëjtët e operuan në privat