Nëse po planifikoni në udhëtim për një Pekin, atëherë duhet t’i preni flokët sa jeni atje, pasi kushton më pak se dhjetë dollarë, shkruan ‘businessinsider.com’.
Analistët e UBS-së kanë mbledhur të dhënat në vitin 2015 se sa kushton prerja e flokëve në qytete të ndryshme të botës, përcjell albinfo.ch.
Në përgjithësi, prerjet e flokëve ishin më të shtrenjta në qytetet, ku pagat vendore ishin më të larta. Çmimet e ulëta janë në qytetet ku pagat janë më të ulëta.
Qyteti më i shtrenjtë për të prerë flokët për gra ishte Oslo e Norvegjisë me 95,04 dollarë, pastaj Cyrih, Zvicër (86,71 dollarë) dhe Gjenevë, Zvicër (83,97 dollarë). Vendet më të lira ishin në Xhakarta, Indonezi ($ 4.63), Manila, Filipine (6.18), dhe Pekin, Kinë (9.27).
Për meshkujt qyteti më i shtrenjtë është Oslo e Norvegjisë, (77.72 $), pastaj Kopenhagë, Danimarkë (52.55 $), dhe Cyrih, Zvicër (50.79 dollarë). Vendet më të lira ishin Xhakarta, Indonezi (4.50 $), Pekin, Kinë (5.24 $), dhe Nju Delhi, India (5.29 $).
-
Çmimet për prerjen e flokëve – Norvegjia më e shtrenjta, Kosova ndër më të lirat
-
“300 euro bakshish”, berberi shqiptar tregon përvojën interesante me arabin në Zvicër
-
10 qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në botë
-
Bloomberg: Singapori dhe Hong Kongu, qytetet më të shtrenjta në botë
-
Zbulohet qyteti më i shtrenjtë në botë