Kuriozitet

Opera e Barcelonës rihapet me 2,292 bimë

Imagjinoni veten në një operë duke luajtur para një audience me plot 2,292 bimësh të ndryshme! Epo kjo ka ndodhur së fundmi në Operën e Barcelonës.

Pas një kohe pauzë për shkak të pandemisë COVID-19, opera është hapur dhe muzikantët po performojnë, por, jo para njerëzve.

Opera megjithatë është hapur me 22 qershor, derisa mediat e huaja tash kanë publikuar pamje nga brendia e operës.

Eugenio Ampudia, është artisti që ka sjellë këtë art kaq të bukur. Kuarteti ka performuar para bimëve “Crisantemi” të Puccinit.

BoredPanda ka kontaktuar drejtorin artistik Viector Garcia de Gomar, dhe artistin Eugenio Ampudia për rihapjen e operës, derisa të dy kanë treguar se për shkak të pamundësisë për të lejuar njerëzit të futen brenda, audienca është realizuar nga bimët.

{gallery}