Thesaret antike, që gjenden në zonat e luftës në Lindjen e Mesme, kanë dalë në shitje në Facebook, raportoi gazeta amerikane ”New York Times” duke cituar disa studiues, sipas të cilëve disa prej objekteve të çmuara për shitje përfshijnë objektet e vjedhura nga militantët e ISIS-it.
”Për momentin janë të paktën 90 grupe në Facebook të lidhura me shitjet e paligjshme të antikiteteve të Lindjes së Mesme’’, thekson Amr Al-Azm, profesor i historisë së Lindjes së Mesme në ”Shawnee State University” të Ohajos.
Ndër artikujt në shitje është edhe një bust i vjedhur në Palmira, qytet i pushtuar për një kohë të gjatë nga militantët e ISIS-it.
Artikuj të ngjashëm
-
Vidhen statujat romake në Muzeun Kombëtar të Sirisë
-
Iraku gjurmëve të 40 mijë artefakteve të vjedhura
-
Dilemat për rindërtimin e monumenteve të shkatërruara të Sirisë
-
Izraeli pretendon se ka gjetur armatim brenda një xhamie në Gaza
-
Bombardimet në Gazë shkatërrojnë mbi 100 monumente me rëndësi për historinë globale