Bizhuteritë e mbajtura nga Marilyn Monroe në disa filma të njohur do të dalin në ankand në nëntor të 2017 nga shtëpia e ankandeve Julien’s Auctions e Los Angeles.
Kjo shtëpi ankandesh ka nxjerrë në shitje edhe vathët me perla të mbajtur nga aktorja e famshme në filmin “Burrat preferojnë biondet”, si dhe disa bizhuteri të përdoruara për xhirimet e filmit “Dikujt i pëlqen i nxehti”, transmeton Republica.
Bizhuteritë e realizuara nga dizajneri Joseff i Hollywood, do të dalin në ankand në nëntor 2017, edhe pse do të paraqiten edhe në Newbridge Silverware Museum of Style Icons, në Irlandë.
Mes bizhuterive në ofertë është edhe varësja e mbajtur nga Vivien Leigh dhe mbajtësja e cigareve prej floriri e përdorur nga Clark Gable në filmin “Bashkë me erën”, bizhuteritë e Bette Davis në “I preferuari i mbretëreshës së madhe” dhe një spilë e mbajtur nga Marlene Dietrich në ‘Shanghai Express’.
“Të blesh një bizhuteri si këto , nuk është si të blesh një varëse me diamantë tek Cartier, por të posedosh një relike të lidhur me memorjen e Hollivudit”, tha specialisti i bizhuterive Isabel Yeo, i shtëpisë së ankandeve Julien.
-
Kim Kardashian provokon hajdutët në gjyqin për grabitjen e 2016-s në Paris
-
Gjerdani misterioz me diamante shitet për një shumë marramendëse
-
Këpucët e kuqe të Dorothyt shkojnë në ankand 20 vjet pasi u vodhën
-
“Marilyn: The Exhibition” në botën e panjohur të yllit filmik
-
Bizhuteritë e Elvis Presleyt do të vihen në ankand për shitje