Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

Një nuseje në New South Wales iu deshtë të largohej me aeroplan pasi ishte bllokuar nga ngritja e ujërave që kishin shkaktuar tashmë përmbytje afër qytetit Taree, më 19 mars.

Kate Fotheringham po kalonte natën para martesës së saj larg nga dhëndri, Wayne Bell, kur filloi të binte shi i dendur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmbytjet lanë pronën e prindërve të saj, ku ajo po qëndronte atë natë, të rrethuar nga uji, kështu që asaj iu deshtë të thërriste për ndihmë në rrjetet sociale.

Ajo i ka thënë BBC-së se thirrjes së saj i ishte përgjigjur një kompani lokale e helikopterëve, shkruan BBC.

“Pamë se këto nuk ishin vërshime mesatare, kjo ishte përmbytje në një nga 100 vjet”, tha ajo.