Dita juaj e dasmës është një nga rastet kur e gjithë vëmendja është nga ju, të gjithë të ftuarit janë me sy nga ju. Por prej disa muajsh janë anuluar shumë dasma për shkak të pandemisë së koronavirusit, pasi duhet që të respektohen të gjitha masat e marra.
Por një nuse ka vendosur që të mos shtyjë ditën e saj të madhe. Madje ajo ka realizuar një fotografi të “tmerrshme” që i ka lënë pa fjalë të gjithë. E veshur me fustanin e bardhë të nusërisë dhe e kapur dorë për dore me dhëndrin, të ftuarit shfaqen të shtrirë përtokë duke luajtur rolin e të vdekurve.
Kjo foto e çiftit kanadez është publikuar në forumin “Reddit’s Wedding Shaming”. Nusja dhe dhëndri shihen të dy që mbajnë maskë mbrojtëse në fytyrë.
“Për të gjitha nuset në kohë Covid, mos e lini në hije argëtimin tuaj! Të martohesh në një pandemi bëhu si...”, shkruante nusja në postimet e saj në “Facebook”, transmeton Shqip.
Kjo foto duket se nuk është pritur aspak mirë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët shkruajnë se poza “është e neveritshme, pa shije dhe e sëmurë”.
-
Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri
-
“The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura
-
I refuzohet viza, fotografi senegalez mbulon ngjarjen në këtë mënyrë
-
Dua Lipa publikon fotot e para nga dasma luksoze në Sicili
-
Dua Lipa shkëlqen me fustan të bardhë me pupla në festën para dasmës në Palermo