Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Noton gati 3,000 kilometra për 157 ditë në det të hapur, shënon rekordin botëror

Aventurieri britanik Ross Edgley u bë njeriu i parë në botë që notoi 2,882.3 kilometra në mbarë Britaninë, triumfalisht të dielën pasi ai marshoi në qytetin Margate pas pesë muajsh, shkruajnë mediat britanike.

33-vjeçari nga Grant në Lincolnshire filloi projektin më 1 qershor në Kent. Ai vendosi të notojë në drejtim të akrepave të orës. Më 14 gusht, 74 ditë notimi, hyri në librin e Guinnessit për notim më të gjatë në det të hapur dhe pas 83 ditësh (157 ditë në total) ai përfundoi aventurën e tij.

Gjatë aventurës ai kurrë nuk doli në tokë, dhe herë pas here pushoi në anijen që ishte në përcjellje.

{gallery}

Edgley, i cili në ditë notoi gjashtë orë, dhe gjashtë orë pushoi në një varkë, luftoi në rrugë me rryma të fuqishme, pickimet e qindra meduzave dhe kishte gjuhën plot kripë deti.

Edhe Francezi do kalojë Paqësorin me not Kuriozitet Francezi do kalojë Paqësorin me not

Gjatë udhëtimit, ai shpenzoi rreth 500.000 kalori dhe hëngri rreth 500 banane që e lejonin të merrte vazhdimisht energjinë e nevojshme, transmeton ksp.

Në mes të gushtit, ai arriti rekordin botëror për notimin më të gjatë në det të hapur, e cila më parë u mbajt nga francezi Benoit Lecomte, dhe ishte 73 ditë. Lecomte, i cili jeton në SHBA, në vitin 1998 notoi nëpër Oqeanin Atlantik, nga Massachusetts në Francë.