Paul Slosar nga Karolina e Jugut është njeriu që zyrtarisht njihet si personi me mustaqet më të gjata në botë, në Librin e rekordeve “Guinness”.
Me stil “anglez” të mustaqeve, Slosari iu fut një gare të mustaqeve në SHBA vitin e shkuar. Me gjatësi mustaqesh prej 63.5 centimetrash, ai doli triumfues. Ishte ky momenti kur ai u bë krenar për ruajtjen rreth tridekadëshe të mustaqeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatësia e mustaqeve të tij, është e barabartë me gjatësinë mesatare të një foshnje katërmuajshe.

Së fundmi, Slosari ka rrëfyer për uebfaqen zyrtare të Rekordeve “Guinness” përse ka vendosur të mos i shkurtonte mustaqet në 30 vjetët e fundit.
“Gjithmonë i kam mbajtur mustaqet e shkurtra. Një ditë, pasi i shkurtova, doja ta puthja bashkëshorten dhe ajo më shtyu e u ankua. Më tha: ‘Mos më puth pasi t’i heqësh mustaqet sepse është njëjtë si të puthësh furçë teli!’ Andaj, nga ajo ditë vetëm i kam lënë të rriten”, ka thënë ai.