Sipas një kërkimi të ri që është bërë, njerëzit po konsumonin shumë droga halucinogjene në Spanjë rreth 3000 vjet më parë.
Shkencëtarët thonë se qimet nga një vend varreze në Menorca tregojnë se qytetërimet e lashta njerëzore përdorën droga që rrjedhin nga bimët dhe shkurret.
Besohet të jetë dëshmia më e vjetër e drejtpërdrejtë në Evropë e njerëzve që marrin droga halucinogjene, raportoi BBC. Këto droga kanë shkaktuar halucinacione.
Gjetjet, të publikuara në revistën Scientific Reports, treguan shenja të aktivitetit njerëzor në shpellën “Es Càrritx”.
Shpella strehon më shumë se 200 varre njerëzore dhe besohet se ka shërbyer si një vend rituali për rreth 600 vjet.
Edhe
Arkeologët izraelitë gjejnë gjurmë të opiumit të vjetër 3500 vjet
Studiuesit zbuluan se substancat, të cilat kishin potencialin të ishin mjaft të forta, mund të ishin përdorur si pjesë e ritualeve të mbajtura në shpellë. Këto mund të kenë përfshirë shamanë "të cilët ishin në gjendje të kontrollonin efektet anësore të barnave bimore".
Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët gjetën ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën.