Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Njerëzimi ka shfarosur 60 për qind të kafshëve prej vitit 1970

Humbja e madhe është tragjedi në vetvete, por kërcënon edhe mbijetesën e civilizimit, kanë alarmuar shkencëtarët në një studim, pjesë të të cilit janë publikuar të martën, raporton “Guardian”.

Shkencëtarët kanë thënë se po rrezikohet bota e egër shtazore. Ata kanë thënë se ndikimi më i madh negativ ka nisur prej vitit 1970, dhe që nga ajo kohë janë shfarosur 60 për qind të kafshëve. Dhe ata thonë se tani rrezikohet edhe civilizimi, transmeton Koha.net.

Të dhënat janë publikuar në një raport të hartuar prej 59 shkencëtarëve nga pjesë të ndryshme të botës. Në raport thuhet se ka një ngritje enorme të konsumit ushqimor, që po ndikon në shterjen e burimeve që po shkatërrojnë rrjetin e ciklit te jetës në tokë. Në raport thuhet se jeta shtazore varet nga ajri i pastër, uji dhe gjithçka tjetër.

“Po shkojmë në drejtim të cepit të shkëmbit”, ka deklaruar Mike Barrett, drejtor ekzekutiv për shkencë dhe konservim në WWF. “Nëse do të kishte rënie prej 60 për qind të popullatës njerëzore, do të ishte e baraspevlefshme me zbrazjen e Amerikës Veriore, Amerikës Jugore, Afrikës, Evropës, Kinës dhe Oqeanisë. Kjo është përmasa e asaj çfarë kemi bërë”.

Ai ka thënë se kështu po rrezikohet e ardhmja edhe e vetë njerëzimit.