Një vajzë ka dëmtuar padashur një pikturë nga piktori i njohur Salvador Dali duke e bërë atë të bjerë, gjatë përpjekjes për të bërë një foto, shpjegoi Ministria e Brendshme ruse për shtypin.
“Vajza po vizitonte një ekspozitë arti, së bashku me një mikeshë të saj, dhe aksidentalisht e goditi pikturën, pranë së cilës gjendej edhe një vepër e Francisco Goyas”, theksoi ministria ruse, përcjell ATA.
Piktura e Dalit “Los Caprichos”, u dëmtua nga xhami që u thye gjatë rënies në tokë, ndërsa piktura e Goyas mbeti e padëmtuar.
Artikuj të ngjashëm