Një turist austriak dëmtoi një skulpturë me vlera të paçmuara të Antonio Canovas, “Paolina Borghese”, në muzeun e Possagnos (Treviso), njoftoi kritiku i njohur italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili është president i fondacionit “Antonio Canova”.
“Pas rihapjes së muzeve, dhe mes tyre ai i Possagnos, ka një episod të bujshëm, i cili nuk vjen nga vizitorët italianë ose nga qytetarë jo të BE-së, por nga një turist austriak që ka vendosur të pozojë për një selfie, i ulur në Borghese Paolina, duke thyer gishtërinjtë e saj”, tha Sgarbi.
“Kërkoj nga policia dhe drejtësia qartësi dhe ashpërsi, që të identifikojë vandalin e pavetëdijshëm dhe që ai të mos ia hedhë pa u ndëshkuar”, përfundon ai/ATSH-ANSA.
-
Italia në aksion, me 13 milionë euro blen edhe pikturën e vitit 1470
-
Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm”
-
Ankesë zyrtare ndaj presidentit të FIFA-s, Infantino
-
Pas dëmtimit të memorialit “Zahir Pajaziti”, Hoti: Këto raste janë shpeshtuar, të trajtohen me seriozitet
-
Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, nisin hetimet