Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Statuja “tepër provokuese” e sirenës bën bujë në Itali

Statuja epshore e një sirene e vendosur në një shesh në fshatin Pulia të Italisë, ka shkaktuar bujë se është "shumë provokuese".

Statuja u krijua nga studentët e shkollës së artit “Luigi Rosso” dhe më pas u pozicionua në shesh.

Vepra e artit, e cila ende nuk është inauguruar zyrtarisht, u bë fokus i talljes pasi fotografi që iu bënë gjatë instalimit u shpërndanë në rrjete sociale.

Image

“Duket si sirenë me dy gjinj silikoni dhe mbi të gjitha, të pasme gjigante që nuk janë parë ndonjëherë në një sirenë. Të paktën jo një që unë e njoh”, ka thënë aktorja Tiziana Schiavarelli.

Profesori i studentëve, Adolfo Marciano, e mbrojti idenë e statujës duke thënë se përfaqësonte gratë që kanë kaluar nëpër shumëçka.

Marciano ka thënë se e sheh punën e studentëve “si përfaqësim të realitetit, në këtë rast të trupit femëror”, shkroi Guardian.

Image

Statujat e femrave në zona në Itali kanë shkaktuar pakënaqësi të tilla edhe më parë. Më 2021 një statujë e një gruaje në fustan transparent nxiti komente seksiste.

Artikuj të ngjashëm