Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burri i maskuar tentoi ta dëmtonte Mona Lizën në Louvre

Adhuruesit e artit në Muzeun Louvre në Paris, u habitën kur panë një “grua të vjetër” teksa u hodh nga karrigia me rrota dhe e përleu pikturën e Mona Lizës, shkroi “Ndtv” të hënën.

Më pas u zbulua se personi në karrige ishte një burrë i maskuar me paruke, i cili u hodh drejt pikturës, tentoi ta thyente vitrinën me xham, por nuk ia doli. Krejt çka bëri është që e gjuajti me ëmbëlsirë.

Ekipi i sigurimit reagoi për ta larguar personin nga salla, derisa ai bërtiste: “Disa njerëz po përpiqen ta shkatërrojnë Tokën, mendoni për Tokën”.

Ende nuk është i qartë motivi i burrit e as si u fut me ëmbëlsirë në muze.