Arkeologët kanë bërë një zbulim të madh në Siberi, një varr i paprekur i një karrocieri, i cili është 3000 vjet i vjetër, thuhet në një deklaratë të Institutit të Arkeologjisë dhe Etnografisë, shkruan The Guardian.
Ky zbulim është veçanërisht i rëndësishëm sepse së bashku me skeletin u gjet një rrip dhe deri më tani besohej se në këtë rajon nuk ekzistonin karroca me kuaj. Mbetjet e skeletit u varrosën me një shtojcë unike të rripit metalik, i cili ishte projektuar për të lejuar karrocierët të lidhnin frenat rreth belit, duke liruar duart e tyre..
Në arkeologjinë ruse, objekte të tilla quheshin “objekte me qëllim të panjohur”, ka thënë Oleg Mitko, një arkeolog nga Universiteti i Novosibirsk, i cili veproi si konsulent i ekipit të ekspeditës.
Arkeologët vetëm kohët e fundit kanë zbuluar varrin e një karrocieri pranë fshatit Kamishtë dhe besojnë se ka lidhje me kohën e kulturës Lugaviane dhe se është afërsisht 3000 vjet i vjetër. Njerëzit e kulturës Lugaviane të epokës së bronzit ishin kryesisht barinj dhe më vonë u zëvendësuan nga skithët e kulturës Tagar gjatë epokës së hershme të hekurit.
Gërmimet në rajon kanë zbuluar varre nga tre faza të ndryshme të epokës së bronzit, duke ofruar një pasqyrë të evolucionit kulturor dhe historik të zonës. Zbulimi ofron mundësi të reja për të kuptuar qytetërimet e lashta, lëvizjet e tyre dhe rrjetet tregtare.
-
Varri unik i zbuluar në Rumani, hap një kapitull pesë mijë vjet të vjetër
-
Skeletet pa kafka fshehin misterin 7 mijë vjet të vjetër
-
Zbulimi që ndryshon historinë: Qerre me katër rrota nga epoka e hekurit
-
Gjurmë të elitës në varrin e plaçkitur dy mijë e 600 vjetësh
-
Varri neolitik në Sllovaki fsheh misterin 7 mijë vjet të vjetër