Romë, 17 dhjetor – Shkencëtarët nga programi britanik ”Antarktik Survey” po përgatiten për një mision urgjent në ajsbergun më të madh në botë, i cili është në një kurs përplasjeje me Xhorxhian e Jugut, një territor britanik, shkruan ”The Guardian”.
”Ajsbergu, me sipërfaqen e Luksemburgut dhe i quajtur A-68A, u shkëput nga Antarktida më 2017 dhe që atëherë është larguar. Tani kërcënon të shkatërrojë ekosistemin e pasur përreth Xhorxhias së Jugut duke shkatërruar shtratin e detit, i cili është shtëpia e butakëve, krustaceve, sfungjerëve dhe jetës tjetër, pasi ai ftoh ndjeshëm ujin”, citon atsh këtë gazetë.
Studiuesit planifikojnë të fluturojnë në Falklands më 11 janar dhe më pas të fillojnë një udhëtim tre ditor në ajsberg, në bordin e anijes kërkimore ”RRS James Cook”/ANSA.
-
Shkencëtarët të shqetësuar nga ajsbergu që kërcënon ishujt e Atlantikut
-
Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje, del në oqean të hapur
-
Ajsbergu që dikur ishte më i madhi në botë, tani ka vetëm disa javë deri në zhdukje
-
Ajsbergu më i madh në botë vihet në lëvizje pas 30 vjetësh
-
Ajsbergu me madhësinë e Londrës shkëputet në Antarktikë