Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje, del në oqean të hapur

Shkencëtarët thonë se ajsbergu më i madh në botë është gati të hyjë në oqean të hapur.

Ajsbergu me një trilion ton vlerësohej të ishte 5800 kilometra katrorë kur u shkëput për herë të parë nga Antarktida më 2017.

Tani shkencëtarët thonë se ajsbergu A68 është në lëvizje dhe po shkon drejt ujërave të hapura të Oqeanit Jugor.

Duke folur për BBC , një shkencëtar nga Universiteti Swansea tha që ajsbergu ka të ngjarë të zvogëlohet në madhësi pasi përballet me ujëra më të ashpër.