Një libër i cili ishte vjedhur para 50 vjetësh, është rikthyer sërish në librarinë e Ohios.
Libraria Cincinnati ka thënë se libri “Tarzan dhe Tarzan Twins” nga Edgar Rice Burroughs, është rikthyer tash së voni me një letër mbi të.
“Për atë që e pranon librin. Unë jam duke e rikthyer këtë libër sërish, i cili është marrë nga libraria Cincinnati rreth viteve 1972-1973. Unë isha i ri atëherë. Sidoqoftë, besoj se do ta gjeni në kushte të mira”, ka thënë ai, shkruan Upi të enjten.
Brian Powers, punëtore në këtë librari tha se stafi ishte i lumtur për librin e kthyer.
“Letra që kishte lënë tregon datat kur e ka marrë librin, por nuk e tregon arsyen pse e ka rikthyer”, ka thënë Powers.
Powers ka thënë se libri do të kthehet në raftet e librarisë.
-
Bibliotekës amerikane i kthehet libri i huazuar 93 vjet me vonesë
-
Kthehet libri që u huazua në 1969-n në një bibliotekë amerikane
-
Bibliotekës amerikane i kthehet libri që ishte huazuar 120 vjet më parë
-
Bibliotekës amerikane i kthehet libri i huazuar pas 43 vjetësh
-
43 vjet për ta kthyer një libër në bibliotekë