Kuriozitet

Bibliotekës amerikane i kthehet libri i huazuar pas 43 vjetësh

Pas 43-vjetësh, bibliotekës së Virginias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu kthye libri i huazuar.

Upi shkroi se stafi i Bibliotekës Publike Newport tha se libri do të duhej të kthehej më 24 mars të 1980-s, por u kthye nga një person tash në 2023-n.

“Ne besojmë se ky është rekord i ri për një libër të kthyer me vonesë”, thuhet në njoftimin e stafit.

Nuk është bërë e ditur se kush e ktheu apo kush e kishte huazuar.