Kuriozitet

Një grua gjen një gur varri të shekullit XIX në kopshtin e shtëpisë së saj

Shtëpia e re e një gruaje në Utah ka një mister të vjetër – një gur varri nga viti 1890.

Elise Armand po shikonte në depon e shtëpisë së saj kur pa gurin e varrit në tokë në mes të ndërtesës dhe garazhit së saj.

Në gur ishin të shkruar emrat e tre fëmijëve – dy nga ta binjakë – që kishin vdekur në dimrin e vitit 1898 dhe 1899.

Armand bëri disa hetime dhe gjeti se varri i fëmijëve ishte në varrezat Mount Olivet, që është në anën tjetër të qytetit.

Ajo i tha CNN-it se kur pa gurin e varrit mendonte se dikush e kishte vjedhur nga ndonjë varrezë dhe e kishte sjellë aty.

Kur kontaktoi varrezën, ata thanë se e kishin zëvendësuar gurin e varrit të tyre dhe se nuk e donin më atë të vjetrin.

Armand arriti të kontaktonte të afërmit e fëmijëve, që ishin të tre më të vegjël se 3 vjet. Ata thanë se guri original ishte sjellë në shtëpi pasi ishte zëvendësuar.