Një qen dhe një dhi të cilët janë zgjedhur “kryetarë” të kafshëve të qytetit dhe kanë ndihmuar të mbledhin para për të rinovuar një shesh lojërash në Vermont.
Ideja për të zgjedhur majorin në mënyrë që të mblidhen fonde për renovimin e sheshit të lojërave ka ardhur prej menaxherit të qytetit.
Në vitin 2018, banorët e Fair Haven kanë zgjedhur dhinë Lincoln si kryetar të nderit.
Lincoln ndihmoi në mbledhjen e rreth 10,000 dollarë ndërsa kryetari i bashkisë aktuale, Murfee, një qen, ka mbledhur 20,000 dollarë, tha drejtori i Qytetit Joe Gunter për Rutland Herald, shkruan AP.
Pronarja i Murfees, Linda Barker, tha se para se të bisedonte për ta futur Murfeen në politikë, ka menduar se është lehtë të bësh para përmes bluzave. Pastaj nga pandemia kishin ngecur. Prandaj ajo ja nisi me maska. Ajo ka bërë rreth 1.000 prej tyre dhe do të bëjë edhe tjera për ditën e Shën Valentinit. Ajo ka grumbulluar rreth 5.000 dollarë nga maskat.
Ironikisht, kryetari i nderit nuk është i mirëpritur në sheshin e lojërave. Barker tha se ka një shenjë që tregon se "nuk lejohen qentë".
"Murfee do ta kundërshtojë këtë," tha Barker të dielën me një tallje.