Dy veteranë të New Jerseyt kanë thënë se kongresmeni George Santos premtoi të mblidhte fonde për operacionin për shpëtimin e jetës për një nga qentë e tyre në vitin 2016, por më pas u bë u zhduk me paratë.
Santos përballet me presion në rritje për të dhënë dorëheqje pasi gënjeu dhe paraqiti gabim edukimin e tij, përvojën profesionale dhe historinë familjare.
Rich Osthoff, një veteran i marinës amerikane, i tha CNN-it se pitbulli i tij, Sapphire, kishte tumor në vitin 2015. Osthoff tha se ai ishte i pastrehë, duke jetuar në një tendë në atë kohë pasi humbi punën dhe shtëpinë.
Miku i Osthoffit, Michael Boll, tha se një mik i përbashkët i lidhi dy veteranët me Santosin, i cili u tha atyre se Santos merrej shpesh me ndihmën dhe shpëtimin e kafshëve.
Santos krijoi një fond “GoFundMe” për pitbullin e Osthoffit.
Megjithatë Santos e ka mohuar këtë.
Edhe
Chris Brown urdhërohet të paguajë miliona dollarë pasi qeni i tij sulmoi pastruesen e shtëpisë
Në fond janë mbledhur rreth 3000 dollarë, sipas Bollit. Por, gjërat shkuan keq kur Osthoff tentoi të qasej në fond për t’i marrë paratë.
Santosi nuk bashkëpunoi, sipas veteranëve të cilët thanë se ai nuk u kthente mesazhet ndërkohë që asnjëherë nuk pranuan paratë.
Qeni Sapphire kishte ngordhur gjashtë muaj pasi kontaktet mes të tre personave ishin ashpërsuar.