Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një çift fiton 1 milion dollarë në një lotari në Facebook

Paul dhe Teresa Hartsoe nga Conowingo kanë mësuar se janë fitues të 1 milionë dollarëve nga lotaria Mega Milions përmes Facebookut.

Paul Hartsoe, një punëtor ndërtimi komercial i cili pëlqen të luajë Mega Milions dhe Powerball çdo javë, ka gjetur tiketën e tij fituese të martën e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çifti nuk e kishte shikuar vizatimin e Mega Milions dhe Paul Hartsoe kishte shkuar në punë ditën tjetër, shkruan Upi.com.

Teresa Hartsoe, derisa ishte në shtëpi, ka marrë njoftim nga lotaria Maryland në Facebook për fitimin e 1 milionë dollarëve. Ajo e kishte telefonuar menjëherë burrin e saj i cili ishte në punë.

“Ai më tha se tiketat ishin në shtëpi. Kështu unë shkova i mora dhe fillova t’i lexoja numrat fitues”, ka thënë ajo.

“Thjeshtë nuk besoja, ne vazhdonim t’i kontrollonim numrat vazhdimisht”, ka thënë Paul.

Ai tutje ka shtuar se janë njerëz të thjeshtë dhe vetëm duan t’i bëjnë gjërat e duhura me këto para.