56-vjeçari australian Simon Dorante-Day prej vitesh pohon se është djali i Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Tani po kërkon një analizë të ADN-së për ta vërtetuar këtë, shkruan DailyMail.
Burri, emri i mesëm i të cilit është Charles, ka lindur më 5 prill 1966 në Hampshire dhe jeton në Australi. Familja ku ai u rrit e adoptoi kur ishte vetëm 18 muajsh.
Nëna e tij birësuese ishte Winifred, një ish-punonjëse e Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip. Nëna dyshohet se i tregonte shumë shpesh për prindërit e tij dhe zbuloi identitetin e tyre.
Ai pretendon se lindi gjatë lidhjes së parë të çiftit mbretëror kur Charles ishte vetëm 17 vjeç dhe Camilla 18, dhe këtë e bëri publike në vitin 2019.
Ai i mbështeti pretendimet e tij se i përkiste familjes mbretërore edhe atëherë me fotografi nga ditët e rinisë në të cilat ai ka një ngjashmëri të madhe me Mbretin dhe Dukeshën e Cornwallit.
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Australia mbështet heqjen e Andrew nga linja mbretërore e trashëgimisë
-
Lirohet ish-princi britanik Andrew
-
Mbreti Charles për arrestimin e Andrew: Ligji duhet të ndjekë rrugën e vet
-
Arrestohet vëllai i Mbretit Charles, ish-princi Andrew