Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një astronaute grua, për herë të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një grua ka bërë historinë në Emiratet e Bashkuara Arabe duke u bërë e para astronaute në këtë shtet.

Noura Al-Matrooshi është njëra nga dy astronautët e rinj në Qendrën e Hapësirës UAE’’s Mohammed Bin Rashid (MBR), shkruan CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i UAE-s, njëherësh kryeministri Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum në twitter.

“Ajo është përzgjedhur bashkë me Mohammed Al-Mulla, dy prej mbi 4.000 kandidatëve të cilët kanë aplikuar për programin”, ka shkruar Sheikh Mohammed.

Ndërkaq, Al-Matrooshi ka thënë se do të punojë shumë për të shënuar momente historike.

“Vendi më dha sot momente të paharrueshme. Synoj të punojë shumë për të shënuar momente historike dhe të arritura të cilat do të gdhenden përgjithmonë në kujtesën e njerëzve”, është shprehur ajo në një postim po në twitter.

Astronautja Al-Matrooshi është e lindur në vitin 1993 dhe është e diplomuar në nivelin bachelor në drejtimin e inxhinieringut mekanik në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.