Astronautja e parë arabe që ka udhëtuar në hapësirë, ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), raporton BBC.
Rayyanah Barnawi është një nga dy sauditë në misionin e dytë privat të Axiom Space, që u nis me raketën SpaceX Falcon 9 nga SHBA-ja të dielën.
Gjatë qëndrimit dhjetëditorë të saj në orbitë në ISS, 34-vjeçarja që është shkencëtare biomjekësore, planifikon të kryejë hulumtime për qeliza staminale dhe për kancer të gjirit.
Ajo shpreson që të inspirojë gjitha gratë nga Lindja e Mesme.
Në një video të bërë në hapësirë para se të arrinte në ISS, ajo tha: “Për njerëzit nëpër botë, e ardhmja duket shumë e ndritur. Dua që ju të keni ëndrra të mëdha, të besoni në vete dhe të besoni në njerëzimin”.
-
Astronautët e parë sauditë mbërrijnë në hapësirë
-
NASA nis misionin e parë me ekuipazh në Hënë në gjysmë shekulli
-
Dy rusë dhe një amerikane kthehen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës
-
Boeing nis astronautët e NASA-s në hapësirë, për herë të parë pas shumë vjetësh
-
Sot lansohet anija kozmike e Boeingut drejt hapësirës