Romë, 10 maj – Një asteroid gjigant është shkëputur nga një tjetër sistem planetar dhe ka mbërritur në afërsi të sistemit tonë diellor, thuhet në shkrimin e ANSA-s, që e transmeton atsh.
Ky asteroid, zbulimi i fundit i shkencëtarëve, mendohet të jetë shkëputur mes Marsit dhe Jupiterit deri në kufirin e sistemit diellor.
Asteroidi quhet 2004 EW95 dhe është i pasur me karbon.
Prania e tij u vu re në brezin e Kuiperit, një rip prej gurësh kozmikë që ndodhet në orbitën e Neptunit.
Detajet e këtij asteroidi pasqyrohen në revistën ”Astrophysical Journal Letters”.
Asteroidi ka një diametër prej 300 kilometrash dhe ndodhet më shumë se katër miliardë kilometra nga Toka.
‘’Përbërja e tij është shumë e ndryshme nga objektet e tjera që vijnë nga jashtë sistemit diellor’’,thekson Tom Seccull, një kërkues shkencor.
‘’Përbërja dhe kompozimi i tij na ka detyruar që t’i japim një rëndësi të veçantë në krahasim me të tjerët në afërsi të tij‘’, thekson ai.