Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një angleze martohet me veten pasi u nda nga i dashuri

Meg Taylor Morrison nuk lejoi të dëshpërohet dhe të mbetet pa ceremoni martesore.

Anglezja 35-vjeçare kishte planifikuar një ceremoni përrallore, por katër muaj para datës që kishte caktuar, u nda nga i dashuri, shkruan “DailyMail”.

Ajo e kishte planifikuar martesën në tetorin e vitit të shkuar.

Dhe tash, ajo ka organizuar një ceremoni në prani të familjarëve e miqve, ku siç tha, u martua me veten. Ajo iu betua pasqyrës për besnikëri para se të “puthte” veten në pasqyrë.

“Ishte një akt vetëdashurie. Kisha planifikuar të martohesha vjet, por nuk e deshi fati. Kisha dëgjuar për njerëz që martohen me veten dhe mendova që nuk kam nevojë për dikë që të bëj një ceremoni perfekte martese. Isha shumë e emocionuar gjatë planifikimit të martesës, por edhe kisha frikë se çfarë do të mendonin të tjerët. Rregullova flokët, bleva një tortë të madhe, mora fustanin që doja, vathët Swaroëski dhe unazën e martesës. Ishte eksperienca më e mrekullueshme”, tregon 35-vjeçarja, përcjell Daily Mail.

Edhe Një 77-vjeçare në SHBA martohet me veten Kuriozitet Një 77-vjeçare në SHBA martohet me veten

Gjatë “betimit”, ajo shfaqi shumë emocione.

{gallery}