Problemeve të shumta që mund të shkaktohen nga ngrohja globale duket se do t’iu shtohet edhe një tjetër, i cili mund të ndryshojë mjedisin natyror në Arktik.
Nga thellësia e detit në sipërfaqe brenda një kohe të shkurtër mund të dalin miliona metra kub të metanit, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkencëtarët kanë zbuluar se në afërsi të brigjeve të Rusisë në oqeanin e akullt është shtuar dukshëm shkrirja e akullit nënujor.
Procesi i shkrirjes së akullit nënujor, siç thonë shkencëtarët, plotësisht është i parrezikshëm. Por, mekanizmat e mëtejmë natyrorë, të cilët ai mund t’i sjellë në vete janë vdekjeprurëse për gjithë jetën në rrethinë: në sipërfaqe mund të dalin sasi të mëdha të gazit vdekjeprurës të metanit.
Këtë gjetje të shkencëtarëve e konfirmojnë edhe të dhënat e mbledhura gjatë ekspeditës në Arktik, e cila është kryer në vitin 2016, së bashku me shkencëtarët nga Instituti oqeanologjik Paqësor, Instituti për oqeanologji dhe Instituti për fizikë atmosferike.
Matjet e mëhershme tregojnë se shkrirja e akullit po ndodh shumë më shpejt, me shpejtësi deri në 18 centimetra në vit dhe kjo sipas shkencëtarëve garanton formimin e kanaleve për daljen e gazit në sipërfaqe.