Një nga kolonitë e pinguinëve perandorë, më e madhja në numër në botë, pothuajse është shfarosur. Kjo si pasojë e ndryshimeve klimatike. Në vitin 2016 me mijëra pinguinë të vegjël, kanë ngordhur të mbytur në ujë, pasi akulli në të cilin jetonin u shkri dhe nisi të thyhej para se pinguinët e vegjël të ishin në gjendje për të notuar. Të dhënat konfirmohen nga një studim i shkencëtarëve të “British Antarktik Sërvej”.
“Bas” është një organizatë qeveritare britanike që merret me kërkime dhe publikime shkencore për Antarktidën.
Studimi është realizuar nga analiza e pamjeve satelitore ku duken qartë pasojat e ndryshimeve klimatike. Sipas shkencëtarëve masakra e pinguinëve ndodhi në vitin 2016, kur erëra të forta, ndoshta një stuhi, thyen pjesën më të butë të platformës së akullit. Ndërsa shkrirja ndodhi si pasojë e temperaturave të larta, shkruan “abcnews”.
Shtresa e akullit u zhduk, së bashku me pinguinët perandorë. Në këtë mënyrë është fshirë kolonia e dytë më e madhe në botë, e përbërë nga 25 mijë ekzemplarë. Pinguinët perandorë në ndryshim nga llojet e tjera, i vendosin vezët e tyre në akull dhe jo në gurë.
Akulli duhet të rezistojë ndaj peshës së një kolonie të tërë që do të jetojë në atë vend nga muaji prill deri në muajin dhjetor, kur pinguinët e vegjël konsiderohen të zhvilluar mjaftueshëm për të notuar.
Shkencëtarët japin alarmin duke thënë se masakra e pinguinëve është vetëm një nga pasojat e ngrohjes globale. Deri në fund të shekullit shumë lloje zogjsh dhe kafshë detare rrezikojnë të humbasin deri në 70 për qind të popullsisë së tyre.
-
Pinguinët po ngordhin nga shkrirja e akullnajave
-
Arinjtë polarë përballë rrezikut për uri për shkak të shkrirjes së akullit
-
Antarktida dhe Grenlanda po shkrihen shumë shpejt
-
50 pinguinë ngordhin në një kopsht zoologjik në Britani
-
Akulli rreth Antarktikut mund të shembet nëse temperaturat globale rriten për 4 gradë celsius