Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ngrënia e mishit të të vdekurit e dekompozimi - ritet e pazakonta të varrimeve nga fiset e lashta

Secili popull apo civilim i ka ritualet e veta, duke u bazuar në kulturën dhe lashtësinë e tij. Me to përfshihen edhe ritet e varrimit, kur ndonjë person apo grumbull personash vdesin. Ka shoqëri që zakonet e lashtësisë i kanë jashtëzakonisht të rralla, e pjesa më e madhe në ditët e sotme edhe nuk i përfillen. Në vijim janë disa nga ritet që shoqëri të ndryshme i kanë bërë në momentin kur kishin raste të vdekjes.

Vendosja e kufomës në tavolinë - Filipinasit e vjetër e kanë pasur traditë që personat e vdekur, në ditën e parë të vdekjes, t'i "ulin" në tavolinën e ushqimit. Kufoma vishej me rrobat më të bukura që i posedonte sa ishte gjallë, vendosej në krye të tryezës dhe i vendosej ushqim i përgatitur enkas. Kjo zakonisht kryhej në zonat Apayo, Benguest dhe Tiguian.

Aborigjenët, banorë të lashtë të Australisë së sotme, i vendosnin trupat e të vdekurve në një platformë të krijuar nga druri, duke i lënë të qëndronin aty deri në dekompozim. Ajo bëhej me gjethe e degë, ndërsa lëngu që trupi i vdekur lëshonte me ditë të tëra, përdorej për t'i lyer të rinjtë, me qëllim të marrjes së cilësive të mira. Më vonë, viktimës ia merrnin kockat për t'i përdorur në jetë të përditshme. Gjithashtu, siç bëhet e ditur nga historia e lashtë, emri dhe pasuria e personit të vdekur zhdukej, me qëllim të ai të mos "kthehej" më në tokë.

Akti i ngrënies së mishit të njeriut të vdekur quhet endokanibalizëm. Ky mit rrjedh nga fiset e lashta indiane, ku një pjese të të vdekurve ua hanin mishin, si traditë që të "thithej" mençuria e tyre. Një ndër fiset është Aghoris, ku me ngrënien e mishit të të vdekurit synohej të arrihej pavdekësia.

Artikuj të ngjashëm