Turistët e huaj duhet të paguajnë një taksë prej 150 mijë rupiah (10 euro) për të hyrë në Bali, një nga destinacionet turistike më të njohura në botë, shkruan BBC.
Autoritetet indoneziane ka thënë se kjo ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe kulturës së ishullit.
Bali është i njohur për plazhet e pacenuara dhe valët e sërfit, si dhe peizazhet e bukura.
Të dhënat zyrtare tregojnë se pothuajse 4.8 milionë turistë vizituan Balin midis janarit dhe nëntorit të vitit të kaluar.
Taksa turistike, e cila u shpall për herë të parë vitin e kaluar, hyri në fuqi nga e mërkura - Dita e Shën Valentinit.
Taksa zbatohet për turistët e huaj që hyjnë në provincë nga jashtë ose pjesë të tjera të vendit. Nuk vlen për vendasit. Udhëtarëve u kërkohet të paguajnë para mbërritjes, përmes faqes së internetit “Love Bali”.
Edhe
Instagrami kundrejt realitetit: Si po bëhet Bali viktimë e suksesit të tij
Turizmi kontribuoi rreth 60% në PBB-në vjetore të Balit para pandemisë.
Sipas byrosë së statistikave të provincës, Australia ishte kontribuuesi më i madh i turistëve të huaj në Bali në nëntor 2023 me më shumë se 100 mijë turistë. Kjo u pasua nga India, Kina dhe Singapori.
-
Bali nuk është aspak siç e imagjinoni, mësoni disa fakte interesante
-
Dubai lanson një skemë stimuluese 800 dollarëshe për të tërhequr sërish turistët
-
Gjoba deri në 200 euro për turistët që ecin rrugëve me rroba plazhi në fshatin pranë liqenit Como
-
Nga sot Roma i vendos çmim afrimit te Shatërvani i Trevit