Kuriozitet

Nga një rrënjë, britaniku rriti 1.269 domate

Douglas Smith, nga Hertfordshire, Britani e Madhe, ka thyer rekordin botëror për më shumë domate nga një rrënjë e vetme, shkruan faqja e Librit të Rekordeve të Guinnessit në Facebook.

Smith arriti që vetëm përmes një rrënje, të rriste 1.269 domate.

Ai theu rekordin e tij prej 839 domatesh, të cilin e kishte arritur vetëm disa javë më parë. Rekordi më parë ishte vetëm 488 dhe nuk ishte thyer për më shumë se 10 vjet.