Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani thyen rekord botëror, ha 10 speca djegës në 33.15 sekonda

Një person nga California ka arritur të thyejë rekord botëror Guinness për ngrënien e specave më djegës në botë.

Në 33.15 sekonda ai ka arritur të hajë 10 speca djegës duke fituar titullin e fundit të rekordit botëror, raporton "Upi".

Gregory Foster përfundoi sfidën në San Diego rreth nëntë muaj pasi theu një tjetër rekord botëror Guinness.

“Ndjesia më e keqe fillon kur ngrihem në këmbë dhe filloj të konsumoj qumësht, ujë, gjithçka për të kaluar vapën e djegies”, ka thënë ai.